Procesi i numërimit të votave në Tiranë është duke shkuar drejt fundit, teksa në tryezë është hedhur për t’u numëruar qendra e fundit e votimit.
Pavarësisht lodhjes dhe orëve të vona, komisionerët dhe grupi numërues nuk kanë ndaluar, duke numëruar gjatë natës plotë 72 qendra votimi, ndërsa nga 868 QV të mbyllura rreth orës 01:30 të mëngjesit, numri i QV-ve të përfunduara në këto momente shkon 940. Rezultati pritet të dalë nga momentin në moment.
Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kandidati socialist Erion Veliaj kryeson bindshëm garën, duke arritur të grumbullojë 54.69% të votave ose e përkthyer në shifra 158 mijë 523 vota.
Kandidati i koalicionit Meta-Berisha, Belind Këlliçi, pason me 100 mijë e 236 vota ose 34.58%. I ndjekur nga Arlind Qori i Lëvizjes Bashkë me 4.77% ose 13 mijë e 814 vota.
Roland Bejko nga PD-ja zyrtare ka mundur të grumbullojë 12 mijë e 371 vota, ose 4.27%.
Marko Dajti nga Fronti i Majtë, 2 mijë e 807 vota. Dhe e fundit në listën e garuesve, me më pak vota të grubulluara, Lajla Përnaska nga PDIU, 2 mijë e 104 vota ose 0.73%.
Në këto kushte, në qarkun e Tiranës bashkitë janë fituat të gjitha nga PS. Në bashkinë e Kamzës, Rakip Suli siguroi një mandat të dytë, ndërsa edhe në Vorë fitoi po PS.
Lini një Përgjigje