Rezultati i zgjedhjeve të 14 majit, ku Benet Beci arriti të fitonte bashkinë e Shkodrës, kanë ndezur debat në studion e emisionit “Open”, ku Fatos Lubonja debatoi ashpër me ish-deputetin socialist, Ervin Bushati.
Gjatë fjalës së tij, analisti ka akuzuar Partinë Socialiste se ka intimiduar qytetarët dhe ka blerë votat.
Nga ana tjetër, Bushati tha se nuk është e vërtetë dhe se sipas tij qytetarët kanë vendosur kështu, sepse ndihen mirë me këtë qeveri.
Pjesë nga biseda në studio:
Ervin Bushati: Qytetarët kanë vendosur që janë mirë me këtë qeveri
Fatos Lubonja: Keni arritur si shoku Enver
Ervin Bushati: Si shoku Enver keni Saliun, qartësisht shqiptarët mendojnë ndryshe nga Lubonja.
Julian Zyla: Votimin e bëjnë ata që janë këtu
Lubonja: Kanë mbetur vetëm ata që fitojnë këtu në administratë.
Arion Sulo: Janë intimiduar të mos dalin në votime
Julian Zyla: Po në Kavajë nuk kanë fituar këto mekanizma. Aty ku fiton PS ka parregullsi, aty ku fiton PD qenka zgjedhje perfekte.
Arion Sulo: Çfarë ka bërë Rakip Suli në Kamëz ?
Julian Zyla: Atë e dinë qytetarët.
Lini një Përgjigje