TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Maj 2023, 22:10

PS fitoi shumicën në zgjedhjet vendore, Rama thumbon të djathtët: Keni vetëm të shkuar, jo të ardhme

Shkruar nga Pamfleti

PS fitoi shumicën në zgjedhjet vendore, Rama thumbon të

Kryeminsitri Edi Rama mbrëmjen e somte po mban fjalimin për fitoren e Partisë Socialiste në zgjedhjet lokale të vitit 2023.

Nga zyrat e PS ai pati një thirrje edhe për ato bashki që u fituan nga opozita, që deri më tani janë vetëm 6 bashki.

Rama tha se ata duhet të marrin shembull nga PS dhe të shohin drejt së ardhmes.

"Dua ta falenderoj nga zemra çdo zgjedhës të djathtë, nga ata që e dëgjuan mesazhin tim për të mos dalë fare në votime, për të mos kapërcyer ylberin politik. U jam mirënjohës. Të tjerëve, atyre që nuk ja dolën të dalin nga këneta e së shkuarës u them që më vjen keq, por atje ka vetëm të shkuar, jo të ardhme.

Për mua ky rezultat është mesazh i jashtëzakonshëm për t'u lexuar dhe jo për t’u falenderuar.”- tha Rama.

Ai shtoi se e priste që opozita do kontestonte rezultatin.

“Sa i përket akuzave të opozitës, unë e kam parashikuar disa herë në takimet e mia, e vetmja gjë unë nuk parashikova ishte shpejtësia në atë që ka qenë pozicioni i përjetshëm i tyre, mohimi i realitetit”, shtoi ai.

Deri më tani  koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka fituar bashkitë Pukë, Has, Himarë, Memaliaj, Mirditë, Fushë Arrëz. Në Finiq fitoi partia MEGA.

rama fitorja në zgjedhjet lokale bashkitë e djathta

Lini një Përgjigje