
Sipas të dhënave deri më tani në 36 bashki ku po numërohen votat, PS ka shumicë absolute në 26 prej tyre...
Në një pjesë të madhe të bashkive në vend po numërohen votat për këshillat bashkiakë. Sipas të dhënave deri më tani në 36 bashki, PS në Tiranë ka siguruar mbi 30 mandate. Më pas është koalicioni “Bashkë Fitojmë” me 17, PD me 4. Ndërkohë që dhe disa parti të vogla kanë marrë këshilltarë. Por në Tiranë janë hapur vetëm 40 kuti. Janë dhe 900 të tjera në pritje dhe rezultati do ndryshojë.
Në Fier nga 14 kuti votimi PS kuotohet me 32 këshilltarë, BF 7, PD 4, PSD 5, etj.
Në Vlorë janë numëruar gjysmat e kutive dhe PS ka marrë afro 34 këshilltarë, BF 9, PD 3, PDIU 2, etj.
Edhe në Korçë, PS ka marrë fitore deri më tani me 24 mandate. BF ka 8, PD 2.
Në Berat po ashtu PS ka marrë shumicën absolute. E njëjta situatë në Lushnje, Pogradec, Cërrik, Librazhd, Peqin, Kamëz, Vorë, Elbasan, Mat, Selenicë, Roskovec, Tropojë, Dropull, Përmet, Kolonjë, Delvinë, Skrapar, Poliçan, Tepelenë, Konispol, Libohovë. Ndërkohë ka shumë bashki ku ende nuk po numërohet.
Ndërkohë në 10 bashki, PS nuk ka dominim absolut. Madje në disa edhe është minorancë. Bashkitë ku ka një lloj demokracie dhe që PS nuk dominon janë:
Rrogozhina, PS ka 8 mandate, BF 6, PD 5, PDIU 1 dhe PSD1
Në Gramsh, PS 6 mandate, BF 3, PD 1, PSD 2, PLL 1 dhe PR 1.
Prrenjas, PS 7 mandate, PSD 5, BF 2, PD 2, PLL 2.
Has, PS 4 mandate, BF 3, LZHK 2, PSD 2, PD dhe LZHK nga 1.
Memaliaj, PS 7 mandate, BF 4, PD 1, PSD 2, PAA 1
Klos, PS 4 mandate, BF 4, PSD 1 dhe PDS 1, PDIU 1 , PADSH 2, BD 3, ADS 5.
Pukë, PS 2, BF 1, PSD 3, PBK 2, ABK 2, etj.
Këlcyrë, PS 3, ndërsa 21 parti të tjera kanë marrë nga 1 këshilltar
Fushë Arrëz, PS 2 mandate, ndërsa mandatet e tjera janë ndarë mes 9 partive. PSD ka marrë 3 këshilltarë.
Pustec, PS 5, BD 4, PSD 1, Aleanca Maqedonase 3, PDS 1, PAA 1.
Lini një Përgjigje