
Gazetari investigativ, Artan Hoxha, u shpreh se rezultati i zgjedhjeve vendore të 14 majit prodhoi një rezultat të frikshëm dhe shumë dekurajues për opozitën.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ai shtoi se duhet të rithemelohet e djathta, ndryshe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vitit 2025 do të ndodhë e njëjta gjë si me zgjedhjet në Federatën e Futbollit, ku Duka fitoi mandatin e 6-të pa rivalë.
“Rezultati është i frikshëm, shumë dekurajues. Opozita, shpresa e një vendi, kur e sheh në këtë farë feje, të vritet edhe shpresa. Mazhoranca u kujdes aq shumë ta shpërndante në të gjithë territorin pigmentin e ngjyrës mavi.
Rezultati është shumë dekurajues, reagimi që po shoh mbrapa është gjithashtu shumë dekurajues. U tha se do të kemi opozitë të pashitur që do të përballej me regjimin, por nuk e pamë këtë gjë. Në mbrëmje shpëtoi Kavaja, shyqyr, po u dilte nga shpirti “poshtë komunizmi”. U katandisën kokoshi një thelë. Duhet të rithemelohet e djathta, ndryshe do të bëhet Rama si Federata e Futbollit”, tha Hoxha.
Lini një Përgjigje