
Avokati Spartak Ngjela duke folur për arrestimin e kandidatit të “Bashkë Fitojmë” në Himarë, Fredi Beleri, ai tha se nuk ka gjyqtarë që mund ta shpëtojë atë nga burgu.
I ftuar në emisionin “Frontline” në “News24”, ai u shpreh se zgjedhjet në Himarë do të përsëritën, pasi Beleri do të dënohet, pasi është kapur në flagrancë.
“Ky është kapur në flagrancë, nuk ka gjyqtar ta shpëtojë. E di unë, është kapur dhe është i djegur. Tani ky e ka shpresën të vazhdojë 2-3 vite gjyqet siç ndodh në Shqipëri, por SPAK do të vihet në lëvizje shumë shpejt. Rama nuk i mori vetë të gjitha pushtetet, ia dha populli. Si i mori me ushtarë, me tanke? I mori me vota. E gjithë frika e tij është që të largohet Saliu dhe të bashkohet PD, rrezohet në 25 dhe Kavajën nuk e dimë se si e ka marrë. E la Rama apo e morën?”, u shpreh Ngjela.
Lini një Përgjigje