TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Maj 2023, 20:04

Analisti: Buja e arrestimit i dha fitoren Fredi Belerit në Himarë

Shkruar nga Pamfleti
Analisti: Buja e arrestimit i dha fitoren Fredi Belerit në Himarë
Fredi Beleri

Analisti Emilio Çika thotë se arrestimi dhe buja që pati prangosja e kandidatit për kryebashkiak të Himarës Fredi Beleri duke se i dha atoj fitoren.

Çika u shpreh se Beleri u trajtua si viktimë e për këtë pati përkrahjen e forcave opozitare, të minoritetit dhe shtetit fqinj Greqisë.

"Fushata ashtu siç u paraqit i dha fitoren z. Beleri. Pse? Rritit ndjeshmëritë të komunitetit lokal, e shndërroi Belerin në viktimë dhe viktima shihet gjithmonë me sy pozitiv nga njerëzit. Nga ana tjetër kemi dhe një rritje dhe angazhim të forcave opozitare apo të minoritetit. Ato u angazhua dhe i dhanë një mbështetje të shtuar Belerit. Kjo i solli fitoren. Çështja Beleri u shtri në tre dimensione. Në aspektin penal, ku pritet të kemi një përgjigje nga institucionet ligjzbatuese dhe gjykatata.

Është aspekkti politik qe solli një përplasje mes opozitës dhe pozitës dhe nga ana tjetër është aspekti shtetëror nëpërmejt Shqipërisë dhe Greqisë. Edhre pse pati një reagim të kryeministrit pak para zgjedhjeve ku deklaroi se për marrëdhëniet me Greqinë nuk kërkon të ketë ndërmjetës akoma më shumë për personazhe politike si Beleri. Realiteti ishte që me arrestimin e tij pati një reagim shumë të fortë që nga dita e arrestimit deri më sot nga institucionet dhe politikanët e lartë grek që kanë paraqitur zgjidhjen e situatës si një kusht për të ardhmjen europiane të Shqipërisë e jo vetëm kjo." tha ai në një intervistë për Ora News.

Fredi Beleri nga koalicioni i ‘Bashkë Fitojmë’ ka fituar me 19 vota para, ndërsa kutia e fundit vendosi fatin e fituesit. Fredi Beleri ka fituar 3837 vota në total, kundrejt 3818 vota që ka fituar Jorgo Goro.

Pas shpalljes së rezultatit, në Himarë ka shpërthyer festa nga mbështetësit e Belerit, por nga ana tjetër socialistët janë parë shumë të pikëlluar. Simpatizantët e Belerit u nisen drejt sheshit 'Omonia' duke valëvitur flamuj grekë nëpër makina, ndërsa kanë bërë thirrje edhe në greqisht.

fredi beleri himarë

Lini një Përgjigje