
Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar bëhet organi i parë ndërkombëtar që certifikon zgjedhjet vendore. Ambasada ka reaguar në rrjetet sociale dhe u uron fitoren emrave që fituan. Po ashtu ambasada kërkon që të reflektohen gjetjet e ODIHR.
Certifikimi i zgjedhjeve prej saj është një goditje ndaj Berishës. Ky i fundit tha se nuk i njeh, por ambasadori duket se është hakmarrë. Ambasadori Alastair King-Smith ka qenë gjithmonë objekt sulmesh nga Berisha. Madje ky i fundit dhe e ka kërcënuar disa herë. Por ambasadori sot ja ka bërë të qartë se ai doli humbës në këto zgjedhje. Pavarësisht se Berisha flet për vjedhje votash, ambasada ka përshëndetur fituesit.
"Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar ndoqi nga afër zgjedhjet vendore të 14 majit. Sot duam të urojmë të gjithë të zgjedhurit për të përfaqësuar qytetarët shqiptarë në nivel vendor, duke mbajtur parasysh se procesi i numërimit është ende në vazhdim në shumë zona.
Mbretëria e Bashkuar mbështet plotësisht raportin praprak të Zyrës së OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), i cili u publikua sot.
Ne mirëpresim gjetjet e raportit në lidhje me një proces përgjithësisht të mirëadministruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pavarësisht disa vështirësive teknike. Mbështesim inkurajimin e raportit për të trajtuar problemet e keqpërdorimit të burimeve shtetërore, pretendimet për shit-blerje votash dhe presionet ndaj punonjësve të sektorit publik dhe jo vetëm për të votuar në një mënyrë të caktuar.
Ne inkurajojmë të gjitha partitë politike, politikanët dhe institucionet që t'i adresojnë këto shqetësime, përfshirë edhe përmes Komisionit Parlamentar ad-hoc për reformën zgjedhore.
Presim me kënaqësi të bashkëpunojmë ngushtë me kryetarët e sapozgjedhur të bashkive dhe këshillave bashkiakë. Si dhe i inkurajojmë të gjithë të fokusohen në mënyrën se si mund t'iu përgjigjen më së miri nevojave te gjithë qytetarët shqiptarë në lokalitetet e tyre", tha ai.
Berisha paraditen e sotme doli në një konferencë shtypi dhe nuk e pranoi rezultatin. Ai tha se qeveria dhe krimi tjetërsuan votat, duke vijuar avazin e vjetër.
Lini një Përgjigje