TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Maj 2023, 18:32

Meta-Berisha ndëshkohen edhe politikisht/ PS dominim në këshillat bashkiakë, dalin të dhënat e para

Shkruar nga Pamfleti

Meta-Berisha ndëshkohen edhe politikisht/ PS dominim në këshillat

Qytetarët kanë ndëshkuar dyshen Meta-Berisha edhe politikisht, të paktën sipas të dhënave të para. Në shumë bashki ka nisur numërimi i votës politike, pra për këshillat bashkiakë dhe vihet re se PS ka doiminim absolut. Përveçse do të ketë thuajse të gjithë krerët e bashkive, PS nuk do ketë asnjë problem të miratojë çfarë të dojë sepse ka shumicën në këshillat bashkiakë.

Të dhënat për këshillat bashkiakë

Teksa në pjesën më të madhe të bashkive ka përfunduar procesi i numërimit të votave për krerët e bashkive, ka filluar numërimi i votave për këshillat bashkiakë.

Në Tiranë janë numëruar 11 kuti, ku PS ka 32 mandate, BF 17 vota, PD 5.  

Në Vlorë janë numëruar votat në 73  qendra dhe rezulton se PS deri tani ka marrë 34 këshilltarë, Bashkë Fitojmë 8, PD 3, PAA 1, PR 1, PDS 1, LZHK 2, PDIU 1.

Në Berat janë numëruar 8 kuti votimi dhe PS ka marrë deri tani 18 këshilltarë, Bashkë Fitojmë 9, PD 3 dhe PDIU 1.

Në Lushnje janë numëruar 16 kuti votimi dhe deri më tani, PS ka marrë 25 mandate, Bashkë Fitojmë 7, PR 1, PSD, 2, PD 3, PDIU 2, ADS 1.

Në Cërrik janë numëruar 8 kuti votimi. PS ka marrë deri tani 123 këshilltarë, Bashkë Fitojmë 3, PDS 1, PD 3, AP 1.

Në Librazhd janë hapur 9 kuti. PS ka deri tani 13 këshilltarë, Bashkë Fitojmë ka 2, PD 2, PDS 1, ALD 1, PSD 1, PGJ 1.

Në Peqin janë hapur 2 kutitë e para dhe PS me Bashkë Fitojmë janë afër.

Në Mat, PS ka marrë 8 këshilltarë sipas 9 kutive të para. BF, 2, ndërsa PD 2. PSD 3,

Në Selenicë, nga 10 kutitë e hapura, PS ka 11 këshilltarë, BF 1, PAA 2, PD 1, etj.

Në bashkinë e Kamzës janë numëruar të gjitha kutitë e votimit, duke sjellë fitoren e PS-së me 19 mandate me 43.09% të votave. Bashkë Fitojmë ka siguruar 11 mandate me 24.98% të votave. Partia Demokratike ka dalë forcë e tretë me 3 mandate duke siguruar vetëm 7.55% të votave. PSD me 5.35% të votave fiton 2 mandate. Fryma e Re Demokratike ka fituar 2 mandate me 4.49% të votave.  Partia Republikane 2.45% të votave, siguron një mandat. Partia e Lëvizja e Legalitetit siguron një mandat me 2.16% të votave. Aleanca Liberale e Djathtë fiton një mandat me 2.69% të votave.

Në bashkinë e Vorës, ku janë numëruar të gjitha kutitë, PS ka siguruar 49.69% të votave, 13 mandate. Koalicioni Bashkë Fitojmë ka marrë 16.45% të votave, 4 mandate. Partia Agrare Ambientaliste me 8.06% të votave ka marrë 2 mandate. Fryma e Re Demokratike dhe Partia Republikane kanë siguruar secila nga një mandat me 6.08% të votave dhe 5.14% të votave.

Po ashtu PS është shumë në avantazh në Gramsh, Roskovec, Prrenjas, Dropull, Përmet, Memaliaj, Klos, Kolonjë, Delvinë, Skrapar, Tepelenë, etj.

vota keshilla

Lini një Përgjigje