
“Shkodra foli, zgjodhi ndryshimin”, këto ishin fjalët e para të Benet Becit, i cili ka shkruar historinë në PS-së, me fitoren që arrit në Shkodër.
Në daljen e tij për mediat, Beci falënderoi të gjithë atë që mbështetën dhe shtoi se tani është koha për të punuar dhe për t’i kthyer Shkodrës shkëlqimin.
“Akoma nuk më kanë dalë emocionet e këtyre dy ditëve të jashtëzakonshme, ku Shkodra foli, ku Shkodra vendosi të jetë pro zhvillimit, pro ndryshimit. Është një sensacion I madh pas një muaji fushatë, qytetarët na besuan dhe është një detyrim i jashtëzakonshëm që u jam shumë mirënjohës Shkodrës për besimin.
Është një punë e madhe për ta kthyer, detyra ime nis këtu, që me marrjen e fillimit të punë në bashki. Është një obligim për të punuar për secilin që na ka votuar, Por do jemi në shërbim të çdo shkodrani pavarësish ngjyrës, me më të mirën tonë. Kemi patur fushatë të qetë. I jam mirënjohës çdo shkodrani, e mbi të gjitha bashkëpunëtorëve të mi.
Jemi para një sfide për të bërë atë që kemi premtuar, mirënjohje për Ramën, që mbështetja planet dhe projeket për Shkodrën do bëhen realitet”, u shpreh Beci.
Lini një Përgjigje