TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Maj 2023, 20:10

“Opozita në ditë të zezë”, Preç Zogaj: Nuk fitohet me lider të njollosur nga SHBA, Berisha betejë personale

Shkruar nga Pamfleti

“Opozita në ditë të zezë”, Preç Zogaj:

Preç Zogaj ka bërë një analizë të parë në lidhje me zgjedhjet lokale që u zhvilluan më 14 maj në Shqipëri.

Në një intervistë për News24, analisti u shpreh se në këto zgjedhje opozita ka humbur thellë, ndërsa shtoi se tashmë është koha që të bëhen disa ndryshime thelbësore, në mënyrë që PD të ringrihet dhe të mund të fitojë përballë qeverisë së Edi Ramës.

Por çfarë duhet të bëjë konkretisht opozita për të fituar kundër qeverisë, dhe çfarë i sugjeron Zogaj Sali Berishës?!

Opozita është përdhe, në një ditë të zezë. Ato 6 bashki qe u fituan janë 9 bashki më pak dhe se në 2015 kur ka konkurruar vetëm, pa LSI. Tani, në 2023, pjesa e madhe e Rithemelimit që Berisha e formoi për një parti më të madhe dhe të bashkuar, dhe për fitore, të trija këto synime kanë dështuar. Partia është me e vogël, më e përçarë, fitorja më larg se kurrë. Në 2021 opozita e bashkuar ishte 37 mijë vota larg PS, dhe nuk ka dyshim se me një organizim më të mirë dhe duke mbetur e bashkuar, këto 2 vite do e kishte parakaluar PS. Por Berisha ndërmori atë që unë e quaj betejë sedre në sfidë të SHBA, që ftoi demokratët ta mbështesin duke u premtuar se do fitojnë. Njerëzit kanë shkuar me idenë se Basha humbet dhe Berisha fiton. Nuk fiton opozita me një lider të penguar nga SHBA, me liderë që riciklohen për arsye të tyre dhe të problemeve të tyre”, u shpreh ai.

preç zogaj zgjedhjet lokale në shqipëri

Lini një Përgjigje