
Të djathtët kanë nisur festimet në Kavajë, aty ku kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë është duke kryesuar.
Deri tani janë numëruar votat e 60 kutive nga 90 në total dhe Fisnik Qosja është në avantazh, ndaj Redjan Kralit i Partisë Socialiste.
Mes euforisë ata ngrenë në krahë kandidatin Qose.
Ndonëse numërimi nuk ka përfunduar ende, demokratët duken të bindur në fitore.
Rezultati i deritanishëm është 8477 vota për Fisnik Qosen, ndërsa kandidati socialist Redjan Krali ka 7818 vota.
Gara është e ngushtë edhe për bashkinë e Kurbinit, ku deri në orën 20:00 janë numëruar votat në 45 kuti nga 74 në total.
Deri tani, kryeson kandidatja e Partisë Socialiste, Majlinda Cara, me 7081 vota, ndërsa kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë, Behar Haxhiu, ka marrë 6937 vota.
Lini një Përgjigje