Partia Socialiste ka pranuar humbjen në Bashkinë e Kavajës dhe një shembull qytetarie kanë dhënë dy kandidatët për kryetarë bashkie.
Kandidati i Partisë Socialiste, Redjan Krali pasi kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fisnik Qosja, e parakaloi me numrin e votave, ka pranuar humbjen dhe është larguar nga ambientet e KZAZ-së.
Por para se të dilte ai ka takuar personalisht kundërshtarin e tij dhe e ka përgëzuar për fitoren. Krali është filmuar të takohet edhe me deputetin Ervin Salinaji teksa largohej.
Kandidati socialist u largua duke thënë natën e mirë dhe përshëndeti të gjithë stafin elektoral të koalicion ‘Bashkë Fitojmë’. Të gjitha këto skena janë pritur me duartrokitje nga kundërshtarët, që e kanë vlerësuar Kralin për sjelljen.
Nga të dhënat e deritanishme, Fisnik Qosja ka marrë 8477 vota ndërsa kandidati socialist Redjan Krali mori 7818 vota.
Rezultati deri tani:
-Fisnik Qosja, BF-8477 vota (51.23%)
-Redjan Krali, PS-7818 vota (48.77)
Lini një Përgjigje