TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Maj 2023, 21:30

Humbja e thellë në zgjedhje, Frrok Çupi: ‘Luftës së ftohtë’ i erdhi fundi në Shqipëri, PD duhet të ndahet nga Berisha

Shkruar nga Pamfleti
Humbja e thellë në zgjedhje, Frrok Çupi: ‘Luftës
Analisti Frrok Çupi

Analisti Frrok Çupi ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve vendore të 14 majit. Çupi tha se kjo humbje e thellë e PD, do të thotë se Sali Berishës i ka mbaruar misioni dhe duhet të largohet.

“50 mijë vota për PD pas situatës ku nuk mori pjesë në asgjë janë shumë. Kam pritur më pak. Pamja tjetër është a do kthehet pjesa e moderuar në parti politi. Vijon me disa huqe që ka Berisha. Misioni i saj është të ndahet prej këtij habitati. PD e ka kuptuar vonë se çfarë do bënte. Nga maji 2021, PD humbi dy vjet se është kush është më i rëndësishëm, SHBA apo Berisha. Humbja e kohës, krijoi përshtypjen se PD nuk është e gatshme të rreshtohet me perëndimin. Dyshoj shumë se nëse ky grupim që quhet PD legale do jetë në gjendje të zhvillojë ide.”-tha ai.

Ndër të tjera Çupi tha se kjo fushatë shënoi fundin e luftës së ftohtë në Shqipëri.

“Ke të drejtë kur thoni a është Berisha fuqi elektorale. Ka një keq kuptim, nëse nuk je në favor për përparimit të vendit s'mund të jesh forcë elektorale. Kjo fushatë për mendimin tim ishte fundi i luftës së ftohtë në Shqipëri, përfundoi lufta e ftohtë në Shqipëri. Demokratët bënë jetën e Berishës, dhe ndaj iu kërkon që njerëzit të bëjnë jetën e tij, të njëjtën gjë po kërkon edhe PD që njerëzit të bëjne jetën e udhëheqësve të tyre. Ndodhi që njerëzit dolën nga trajta e UFO-s dhe iu kthyen vetes. Njerëzit në Shkodër, Tropojë, Kukës, dolën nga shërbimi i jetës së tjetrit. Berisha e të tijët kanë votuar në një shoqëri tjetër. Shqipëria është shtet i huaj për Berishën.” perfundoi ai.

frrok Çupi berisha të kapitulloi

Lini një Përgjigje