Përfaqësuesi politik i “Bashkë Fitojmë” në Kavajë, Ervin Salianji ka thënë se fitorja e kandidatit Fisnik Qosja ka qenë një rreze shprese për opozitën.
Në një kohë kur sipas tij, rezultati në Shqipëri ka pikëlluar demokratët, është momenti të falënderohen të gjithë ata që kanë punuar për të sjellë më 15 maj fitoren në Kavajë.
“Ia rikthyem bashkinë qytetarëve, ia rikthyem Kavajën demokratëve.” , tha Salianji ndërsa mbështetësit brohorisnin “fitore”.
“Padiskutim që kjo është një ditë e rëndësishme për të falënderuar të gjithë ju që kontribuat në fitoren e Fisnikut, në fitoren e opozitës.” , u shpreh ai.
Kandidati i Bashkë Fitojmë Fisnik Qosja ka marrë 377 vota më shumë se kandidati i PS, Redjan Krali ndërsa kanë mbetur edhe shumë pak vota për t’u numëruar.
Lini një Përgjigje