Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e sotme është pyetur nga gazetarët nëse është i hapur të bashkëpunojë me kryetarët e bashkive të djathtëa që fituan në zgjedhjet lokale të 2023.
Rama u shpreh se bashkëpunimi me ta është i pamundur, pasi këtë e ka nga eksperienca. Por ai tha se nëse ata duan të punojnë me qeverinë për të mirën e qytetarëve, është i hapur.
“Bashkëpunimi me ta është i pamundur jo për shkakun tim, por për shkakun e tyre. Këtë e ka treguar eksperienca. Nëse do duan të bashkëpunojnë për qytetarët ne jemi të mirëpritur.” , tha Rama.
PS ka triumfuar në mbi 50 bashki këto zgjedhje dhe opozita ka fituar vetëm 6, në Pukë, Has, Himarë, Memaliaj, Mirditë, Fushë Arrëz.
Lini një Përgjigje