TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Maj 2023, 22:50

Kandidati i Berishës që fitoi Mirditën e ftoi për kafe, përgjigjet Rama: Takimet do t'i filloj nga Shkodra

Shkruar nga Pamfleti
Kandidati i Berishës që fitoi Mirditën e ftoi për kafe,
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur ftesës së kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Albert Mëlyshi, i cili u shpall fitues në bashkinë e Mirditës.

Ky i fundit e ftoi Ramën për kafe, teksa tha se do i prezantojë projektet për të cilat do kërkojë bashkëpunimin e qeverisë.

Rama tha gjatë konferencës për media nga selia e PS, se nuk është njohur me këtë ftesë, por deri sa të shkojë aty, do t’i duhet më parë të zhvillojë dhjetra takime të tjera.

“Nuk jam në dijeni të kësaj ftese për kafe, por përpara se të vij te ftesa për kafe, kam shumë takime për të bërë, nesër duhet të nisem në Samitin në Islandë, dhe sapo të kthehem do të nis me turin e falenderimeve nga Shkodra, ku jam i bindur se do të bëjmë një histori të re.

Shkodra, e kam thënë dhe tani që ne kemi marrë një fitore që është një barrë e madhe për ne, është qyteti dhe zona më e bekuar e Shqipërisë. Mbase dhe në Europë nuk ka një zonë tjetër të bekuar me lumin, detin, liqenin dhe është bashkia më e prapambetur e Shqipërisë. Ne duhet të bëjmë jo vetëm atë që kemi thënë, por edhe shumë më shumë. Sepse Shkodra na dha jo vetëm një shans, por një besim të fortë.”, u shpreh Rama.

albert mëlyshi edi rama

Lini një Përgjigje