TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Maj 2023, 08:00

Përfundon numërimi i votave në Tiranë, "surpriza e madhe" vendi i tretë

Shkruar nga Pamfleti
Përfundon numërimi i votave në Tiranë, "surpriza e
Belind Këlliçi dhe Erion Veliaj

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për kryetar bashkie në Tiranë, zonë e cila kishte dhe më shumë qendra votimi se çdo bashki tjetër në vend.

Sipas të dhënave të KQZ, Erion Veliaj fitoI Tiranën me mbi 58 mijë vota përballë rivalit të tij demokrat, Belind Këlliçi.

Kutia e 941-të e Tiranës u numërua pak minuta më parë, duke konfirmuar kështu diferencën me 58.337 vota mes dy kandidatëve kryesorë.

Në vend të tretë është renditur Arlind Qori i Lëvizjes Bashkë me 13.835 vota ose 4.27%, ndërsa në vend të katërt Roland Bejko i Partisë Demokratike me 12.388 vota ose 4.27%.

Komunisti Marko Dajti ka marrë 2807 vota, ndërsa Lajla Përnaska ish deputetja demokrate që kandidoi për Partinë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka marrë 2104 vota.

Në votat për Këshillin Bashkiak në Tiranë, deri tani PS ka siguruar 33 vende dhe ndiqet nga BF me 16.
Veliaj ka arritur një fitore të thellë edhe tek tre zonat ku Foltorja kishte shpresa të mëdha, si Kombinati, Astiri dhe “5 Maji”. 

Aktualisht KQZ po bën përpunimin e të dhënave për publikimin e të dhënave zyrtare, teksa vijon puna për numërimin e votave për këshillin bashkiak, të cilat duhet të përfundojnë brenda orës 16:00 të ditës së sotme.

 

mbyllet numërimi në tiranë veliaj këlliçi

Lini një Përgjigje