
Ka përfunduar numërimi i votave në 60 bashkitë e vendit, teksa vetëm një bashki ka ngelur për tu konfirmuar rezultati.
Në bashkinë e Malsisë së Madhe për momentin është pezulluar numërimi i votave pasi janë larguar komisionerët e koalicionit Bashkë Fitojmë të dyshes Berisha-Meta, por nuk pritet ndonjë përmbysje teka PS-ja kryeson garën.
Bashkia e parafundit ku u mbyll numërimi i votave ishe Kukësi, ku edhe aty fitoi sërish PS.
Sipas rezultateve të deritanishme Partia Socialiste ka fituar zyrtarisht 53 bashki ndërkohë, opozita kryeson në 7 bashki, ndërsa Finiqin e ka fituar partia MEGA.
Ndërsa Partia Demokratike zyrtare e Enkelejd Alibeajt ka dalë PD forcë e tretë, por nuk ka marrë asnjë fitore.
Bashkitë e fituara nga PS
Socialistët kanë shënuar fitore në Tiranë, Kamëz, Vorë, Elbasan, Pustec, Kolonjë, Librazhd, Dropull, Tropojë, Roskovec, Libohovë, Rrogozhinë, Këlcyrë, Gramsh, Belsh, Përmet, Delvinë, Selenicë, Tepelenë, Peqin, Poliçan, Devoll, Lushnjë, Bulqizë, Mat, Klos, Korçë, Kuçovë, Sarandë, Dibër, Skrapar, Cërrik, Patos, Prrenjas, Berat, Vau i Dejës, Mallakastër, Vlorë, Konispol, Maliq, Lezhë, Dimal, Mallakastër, Divjakë, Shijak, Përmet, Pogradec, Mallkastër, Kukës dhe Kurbin e Kukës.
Gjithashtu edhe Malësia e Madhe mund të konsiderohen të fituara nga PS pasi diferenca është shumë e thellë dhe votat në kutitë e mbetura nuk mund të ndikojnë në rezultat.
Në Tiranë me numërimin e 941 qendra votimesh, Veliaj aktualisht kryetar bashkie për Tiranën ka marrë besimin e 54.69% të qytetarëve të kryeqytetit me 158688 vota.
Veliaj ka lënë pas kandidatin e koalicionit Berisha-Meta me plot 58337 vota përpara.
Ndërsa Këlliçi “Bashkë Fitojmë” pason me 34.58%të votave, pra 100351 vota gjithsej.
Bashkitë e fituara nga opozita
Ndërsa “Bashkë Fitojmë” ka arritur të fitojë në total vetëm në shtatë bashki Kavajë, Pukë, Has, Himarë, Memaliaj, Mirditë, Fushë Arrëz. Në Finiq fitoi partia MEGA me kandidatin Romeo Çakuli. Dyshja Berisha-Meta nuk arritën që të fitonin as në vendet e tyre të lindjes, në Tropojë dhe Skrapar, bashki këto të “veshura rozë” në këto zgjedhje vendore.
Lista e fituesve deri tani:
1. Tiranë fiton Partia Socialiste, Erion Veliaj me 54.69% të votave.
2. Durrës fiton Partia Socialiste, Emiriana Sako me 57 % të votave
3. Elbasan fiton Partia Socialiste, Gledian Llataj me 56.23 % të votave
4. Shkodër fiton Partia Socialiste, Benet Beci me 60.22 % të votave
5. Fier fiton Partia Socialiste, Armando Subashi me 69.33 % të votave
6. Vlorë fiton Partia Socialiste, Ermal Dredha me 70.55 % të votave
7. Korçë fiton Partia Socialiste, Sotiraq Filo me 60.64 % të votave
8. Lezhë, fiton Partia Socialiste, Pjerin Nderu me 78 % të votave
9. Berat, fiton Partia Socialiste, Ervin Demo me 46 % të votave
10. Dibër, fiton Partia Socialiste, Rahim Spahiu me 69 % të votave
11. Kukës, fiton Partia Socialiste, Safet Gjici me 49.70% të votave
12. Gjirokastër, fiton Partia Socialiste, Flamur Golemi me 70.52% të votave
13. Kamëz, fiton Partia Socialiste,Rakip Suli me 60.36 % të votave
14. Lushnjë, fiton Partia Socialiste, Eriselda Sefa me 62.64 % të votave
15. Pogradec, fiton Partia Socialiste,Ilir Xhakolli me 67.60 % të votave
16. Kavajë, fiton koalicioni Bashkë Fitojmë, Fisnik Qosja me 89 % të votave
17. Krujë, fiton fiton Partia Socialiste, Artur Bushi me 65.63 % të votave
18. Kurbin, fiton Partia Socialiste, Majlinda Cara me 51.22 % të votave
19. Maliq, fiton Partia Socialiste, Gëzim Topçiu me 66.33% të votave
20. Sarandë, fiton Partia Socialiste, Oltion Çaçi me 46 % të votave
21. Malësi e Madhe, fiton Partia Socialiste Tonin Marinaj me 56.93 % të votave
22. Kuçovë fiton Partia Socialiste, Kreshnik Hajdari me 49.79 % të votave
23. Divjakë, fiton Partia Socialiste, Josif Gorrea me 57.37 % të votave
24. Vau i Dejës, fiton Partia Socialiste, Kristian Shkreli me 55.78 % të votave
25. Cërrik, fiton Partia Socialsite, Andis Salla me 71.19 % të votave
26. Shijak, fiton Partia Socialiste, Elton Arbana me 66.24 % të voave
27. Patos, fiton Partia Socialiste, Fation Duro me 69.97 % të votave
28. Devoll, fiton Partia Socialiste, Eduard Duro me 50.86 %
29. Librazhd, fiton Partia Socialiste, Mariglen Disha me 74.45 % të votave
30. Rrogozhinë, fiton Partia Socialiste, Edison Memolla me 11% të votave
31. Dimal, fiton Partia Socialiste, Juliana Memaj me 50.85% të votave
32. Mallakastër, fiton Partia Socialiste, Qerim Ismailaj me 48.23% të votave
33. Finiq, fiton Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen, Romeo Çakuli me 38.59% të votave
34. Vorë, fiton Partia Socialiste, Blerim Shera me 73.52 % të votave
35. Peqin, fiton Partia Socialiste, Bukurosh Maçi me 57.78 % të votave
36. Bulqizë, fiton Partia Socialsite, Festime Mjeshtri me 60.27 % të votave
37. Mat, fiton Partia Socialiste, Agron Malaj me 65.91 % të votave
38. Mirditë, fiton koalicioni Bashkë Fitojmë, Albert Mëlyshi me 55.19 % të votave
39. Selenicë, fiton Partia Socialiste, Nertil Bellaj me 59.03% të votave
40. Gramsh, fiton Partia Socialiste, Besion Ajazi me 52.67% të votave
41. Belsh, fiton Partia Socialiste, Arif Tafani me 50.23% të votave
42. Rroskovec, fiton Partia Socialiste, Majlinda Bufi me 52.54% të votave
43. Përrenjas, fiton Partia Socialiste, Nuri Belbaj me 62.48% të votave
44. Himarë, fiton koalicioni Bashkë Fitojmë, Fredi Beleri me 50.12% të votave
45. Tropojë, fiton Partia Socialiste, Rexhe Byberi me 51.25% të votave
46. Dropull, fiton Partia Socialiste, Dhimitraq Toli me 81.25% të votave
47. Has, fiton koalicioni Bashkë Fitojmë, Miftar Dauti me 55.98% të votave
48. Përmet, fiton Partia Socialiste, Alma Hoxha me 76.78% të votave
49. Menaliaj, fiton koalicioni Bashkë Fitojmë, Albert Malaj me 25.76% të votave
50. Klos, fiton Partia Socialiste, Valbona Kola me 56.07% të votave
51. Kolonjë, fiton Partia Socialsite, Erion Isai me 64.28% të votave
52. Delvinë, fiton Partia Socialsite, Besmir Veli me 62.75% të votave
53. Skrapar, fiton Partia Socialsite, Adriatik Mema me 55.84% të votave
54. Poliçan, fiton Partia Socialsite, Adriatik Zotkaj me 78.87% të votave
55. Tepelenë, fiton Partia Socialsite, Tërmet Peçi me 82.67% të votave
56. Pukë, fiton koalicioni Bashkë Fitojmë, Rrok Dodaj me58.13% të votave
57. Konispol, fiton Partia Socialsite, Ergest Dule me 54.66% të votave
58. Këlcyrë, fiton Partia Socialsite, Klement Ndoni me 49.34% të votave
59. Fushë-Arrëz, fiton koalicioni Bashkë Fitojmë, Hil Curri me 58.99% të votave
60. Libohovë, fiton Partia Socialsite, Leonard Hide me 52.64% të votave
61. Postec, fiton Partia Socialsite, Pali Kolefski me 64.95% të votave
Lini një Përgjigje