
Partia Socialiste deri tani ka 33 anëtarë të Këshillit Bashkiak në Tiranë, nga 58 gjithsej, teksa janë numëruar 339 nga 941 kuti me votat për subjektet politike. Sipas numrit të votave, PS ka 33 vende, Bashkë Fitojmë 16, PD 4, PSD 3, PR 1 dhe LZHK 1.
Në Tiranë fitoi kandidati i PS-së Erion Veliaj, i cili mori një mandat tjetër si kryetar i Bashkisë përballë 5 kandidatëve të tjerë. Veliaj fitoi bindshëm, me një diferencë të madhe votash ndaj kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Belind Këlliçi, i cili u rendit i dyti.

Procesi i numërimit të votave për Këshill bashkiak ka nisur edhe në Durrës. Deri më tani janë numëruar 109 kuti nga 342 në total. Sipas përditësimit të KQZ, PS ka marrë 28 mandate, e ndjekur nga BF me 13 mandate, PD me 4 mandate, Partia Agrare Ambjentaliste me 4 mandate, PDIU me 1 dhe PSD me 1 mandat.
Më poshtë lista e plotë me emrat e kandidatëve që kanë fituar mandatin, sipas partive të caktuara:





Në Elbasan janë numëruar të gjitha kutitë e votave, pra 224. Sipas përditësimit të KQZ, PS ka marrë 28 mandate, e ndjekur nga BF me 12 mandate dhe PD me 7 të tilla.
Sakaq, mandate kanë siguruar edhe PSD, PDS, Partia e Gjelbër si edhe Lëvizja e Legalitetit me nga 1 mandat.
Më poshtë lista e plotë me emrat e kandidatëve që kanë fituar mandatin, sipas partive të caktuara:





Lini një Përgjigje