Numërimi i votave për këshillat bashkiakë ka nisur edhe në qarkun e Lezhës, ku sërish Partia Socialiste kryeson.
Në bashkinë Mirditë janë numëruar 18 nga 48 QV nga ku PS ka marrë 15.24 %, duke siguruar 4 mandate. Kësaj radhe Partia Social Demokrate të paktën nga numërimi i deritanishëm është gjithashtu me 4 mandate me 15.21 % të votuesve.
Partia Demokratike, BF, Aleanca Progresiste L.ZH.K dhe Fryma e Re Demokratike kanë marrë nga dy mandate.
Ndërsa Partia Republikane Shqiptare, Aleanca Liberale e Djathtë Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet dhe Aleanca Arbnore Kombëtare kanë marrë nga 1 mandat.
Në Bashkinë Kurbin ende nuk ka nisur numërimi.
Aktualisht në bashkinë e Lezhës nuk kanë nisur numërimi i kutive.
Lini një Përgjigje