TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Maj 2023, 09:05

Pezullohet numërimi në Malësinë e Madhe, komisionerët e Berishës braktisin procesin

Shkruar nga Pamfleti
Pezullohet numërimi në Malësinë e Madhe, komisionerët e

Në Malësi të Madhe kanë mbetur 8 kuti pa u numëruar. Mësohet se komisionerët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” kanë braktisur procesin dhe për këtë arsye nuk ka përfunduar plotësisht numërimi.

Mendohet që në këto qendra të mbetura nuk e ndryshojnë rezultatin, mirëpo braktisja që është bërë nga komisionerët e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ ka vonuar procesin.

Bëhet me dije se janë përzgjedhur komisionerë të tjerë për të zhvilluar procesin, por edhe kjo do kohën e vet pasi duhen trajnuar.

Kryetari aktual i Bashkisë në Malësi të Madhe, njëkohësisht edhe kandidat, Tonin Marinaj është shprehur se deri në orën 12:00 të ditës së sotme mund të kemi një rezultat përfundimtar. Kujtojmë se ditën e djeshme PS-ja shpalli fitoren edhe në Malësi të Madhe.

pezullohet numërimi në malësi të madhe

Lini një Përgjigje