TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Shkurt 2026, 07:18

“Nuk është e afërt dita e rrëzimit të Ramës”, Bushati debat me Lelën: Me Rilindjen janë edhe bandat e Mamurrasit

Shkruar nga Pamfleti
“Nuk është e afërt dita e rrëzimit të
Andi Bushati dhe Alfred Lela

Analisti Andi Bushati dhe Alfred Lela, drejtor i komunikimit në PD, u përfshinë në një debat mes tyre lidhur me mundësinë e rrëzimit të Edi Ramës nga posti i Kryeministrit. Bushati i qëndroi mendimit se dita për rrëzimin e Ramës nuk është e afërt, ndërsa Lela foli për një stinë protestash, që synon rrotacionin, dhe jo largimin e një kryeministri dhe zëvendësimin me një tjetër.

Gjatë emisionit “Të Paeskpozuarit”, Bushati kujtoi deklaratat e Berishës në më shumë se 25 vite më parë, kur shprehej se për të rrëzuar socialistët e atëhershëm nga pushteti i mjaftonte Laçi dhe Mamurrasi. E në këtë kuadër, Bushati ironizoi se sot edhe bandat që dikur përmendte Berisha, i ka marrë Edi Rama.

Por Lela tha se dita për rrëzimin e Ramës nuk është e largët.

Replikat

Andi Bushati: Shumica thonë nuk vijnë te ju se Saliu është si Rama. Po pse nuk shkojnë te Qori? Te Lapaj që e lanë aty vetëm tre muaj. Çelësi është te diktatura. Në demokraci vijnë. U ngritën njerëzit kundër Ramës për armët kimike, studentët, sepse ishte regjimi i pa konsoliduar. Saliu thoshte e hedh qeverinë me bandat e Laçit dhe Mamurrasit, por sot janë me Rilindjen ata. Ti nuk ke asnjë oligark sot, asnjë media dhe nuk ke asnjë bandë që të të suportojë. Përballë pushtetit mediatik, financiar, banditesk, çfarë mund të bëhet? Njerëzit bashkohen një herë në 30-50 vjet, kur rrëzuan Ben Aliun në Tunizi. Këtë zgjidhje e shoh shumë larg, ndaj jam pesimist.

Alfred Lela: Mendoj se zgjidhja duket larg, por nuk është larg. Hallet e Ramës nuk janë ndërprerë. Kërthiza e Ramës me të keqen dhe krimin nuk është ndërprerë. Vjen një ditë, që ajo kërthizë pritet, sepse historia na mëson se pritet, njerëzit do të bashkohen, do ta kuptojnë se nuk mund të rrish më duke thënë ska ç'më duhet mua.

Andi Bushati: Bravo që punoni për këtë ditë, por dita nuk është afër.

Alfred Lela: Opozita do të jetë aty në stinë protestash edhe kur të tjerët ta kuptojnë se nuk është luftë për të hequr Ramën dhe për të sjellë Saliun, por është luftë për rrotacion. Kur qeveritë sillen siç sillet kjo e Ramës, dhe kur nuk ka mekanizma për ti rrëzuar, kjo tregon se qeveria është e keqe dhe pikërisht për këtë duhet rrëzuar dy herë. Ai nuk bie se Lajçak jep dorëheqjen për email, këtyre u janë kapur miliona euro dhe ai thotë ma ka dorëzuar tre herë dhe nuk e lë. Ikën princi se ka shkëmbyer ifnormacione atje në Angli, këtu jo, qindra milionë euro…

bushati lela debati

Lini një Përgjigje