TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Qershor 2026, 16:40

Një tjetër “non grata” del nga lista e zezë e SHBA, 6 mln dollarët nuk i bëjnë punë Berishës

Shkruar nga Pamfleti
Një tjetër “non grata” del nga lista e zezë e SHBA, 6
Berisha & Manolev

Heqja e sanksioneve ndaj ish-zv.ministrit bullgar Alexander Manolev ka rikthyer në vëmendje rastin e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili vijon të mbetet në listën e zezë të Departamentit Amerikan të Shtetit katër vite pas shpalljes “non grata” dhe pavarësisht përpjekjeve të fundit për të ndikuar në Uashington.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka hequr nga lista e personave të sanksionuar ish-zëvendësministrin bullgar të Ekonomisë, Alexander Manolev, një vendim që po konsiderohet si një precedent i rëndësishëm për personat e ndëshkuar sipas Seksionit 7031(c), mekanizmi që përdoret nga SHBA për të ndaluar hyrjen në territorin amerikan të zyrtarëve të huaj të përfshirë në korrupsion të rëndë ose shkelje serioze të të drejtave të njeriut.

Manolev ishte shpallur i padëshiruar në vitin 2021 në kuadër të një fushate të gjerë amerikane kundër korrupsionit në Bullgari. Megjithatë, katër vite më vonë, Departamenti i Shtetit ka konfirmuar se ai nuk është më subjekt i kufizimeve të vizave të vendosura nga Uashingtoni.

Zhvillimi ka ngjallur interes edhe në Shqipëri, pasi emri më i njohur politik në Ballkan që vijon të mbetet nën të njëjtin regjim sanksionesh është ai i ish-kryeministrit Sali Berisha.

Berisha u shpall “non grata” nga Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, më 19 maj 2021. Në vendimin e publikuar nga DASH, ish-kryeministri akuzohej për përfshirje në korrupsion domethënës gjatë kohës që ushtronte funksione publike.

Vendimi ishte një goditje e fortë politike për liderin historik të Partisë Demokratike, pasi për herë të parë një ish-president dhe ish-kryeministër shqiptar sanksionohej publikisht nga SHBA. Në njoftimin zyrtar, Departamenti i Shtetit deklaronte se Berisha ishte përfshirë në "akte korruptive, si shpërdorimi i fondeve publike dhe ndërhyrja në procese publike", duke shtuar se ai kishte përdorur pushtetin për përfitime personale dhe për të favorizuar rrethin e tij familjar dhe politik.

Pak më shumë se një vit më vonë, një tjetër goditje erdhi nga Londra. Në korrik të vitit 2022, qeveria britanike e shpalli gjithashtu Berishën të padëshiruar në Mbretërinë e Bashkuar, duke e përfshirë në listën e sanksioneve për korrupsion.

Që prej asaj kohe, Berisha ka zhvilluar një betejë të vazhdueshme politike dhe publike kundër vendimit amerikan, duke e cilësuar atë si të motivuar politikisht dhe duke kërkuar vazhdimisht heqjen e statusit "non grata".

Madje, pas rikthimit të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, në radhët e Partisë Demokratike u shtuan pritshmëritë se mund të kishte një rishikim të dosjes Berisha, veçanërisht duke parë ndryshimet që administrata e re ka nisur të bëjë në disa vendime të periudhës së mëparshme.

Në këtë kuadër u pa edhe kontrata e lobimit e firmosur nga PD me kompaninë amerikane "Continental Strategy", me vlerë rreth 6 milionë dollarë. Kontrata u interpretua nga kundërshtarët politikë si një përpjekje për të siguruar akses dhe ndikim në qarqet republikane në Uashington, ndërsa demokratët e mbrojtën si një marrëveshje normale për marrëdhëniet me institucionet amerikane.

Megjithatë, pavarësisht lobimit shumë milionë dollarësh, ndryshimit të administratës në SHBA dhe rasteve të fundit kur persona të sanksionuar sipas të njëjtit ligj janë hequr nga lista, statusi i Berishës mbetet i pandryshuar.

Në fakt, deri më sot nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga Departamenti Amerikan i Shtetit që të tregojë se vendimi i vitit 2021 është rishikuar ose se ekziston një procedurë në zhvillim për heqjen e tij.

Rasti i Alexander Manolev tregon se sanksionet sipas Seksionit 7031(c) nuk janë domosdoshmërisht të përjetshme dhe mund të rishikohen nga administrata amerikane. Por ndërsa ish-zyrtari bullgar është tashmë jashtë listës, Sali Berisha mbetet ende një nga figurat më të larta politike në Europë që vazhdon të jetë nën sanksionet amerikane dhe britanike.

Kjo e bën ish-kryeministrin shqiptar një rast të veçantë: katër vite pas shpalljes "non grata", pas një beteje të gjatë politike, ligjore dhe diplomatike, ai vijon të mbetet i vetmi lider i madh politik në Shqipëri që nuk ka arritur të ndryshojë qëndrimin e Uashingtonit ndaj tij. /Pamfleti

beris dash #vulos fatin e plakut “non grata” dhe të

4 Komente

  1. ?
    ?

    Pse ky ish-zv.ministri bullgar ça ka bërë që u bë Nongrata? Ka bërë gjl piramida finaciare dhe universitare private? Ka bërë ndonjë fabrikë si ajo në Gërdec që shpërtheu dhe vdiqën 28 vetë? Shteti atje ka vrarë 4 protestues në bulevard?

    1. Z
      Zika lupi

      Non grata e Berishes nga Blinken , tasme eshte be transparent . Dosja eshte pergatitur me mashtrime e manipulime nga agate e Sorosit , Basha kompani , Rama , Juri Kim . Per tha dergu ket dosje Blinkenit u korruptu shefi fbi MCGonogal me 250 mije usd qe Rama ja dha atij per ta korruptu nepermjet nje ish punonjes I sigurimit ne kohen e komunizmit , sheets American McGonigal eshte demtuar nga gjykata Amerikane per kete ant korruptiv ku ne gjykata ka dale dhe emri I Rames si corrupted I fusions te fbi . Sa per non grater e Britanise se Madhe dosja me mashtrime e manipulime u pergatitur nga Basha kompani , Rama dhe ambassadors me I korruptuar I Britanise qe ka Arthur ne Shqiperi , Luther ketu , kjo nongrata eshte realizu me Toni Blair qe quash ne 2013 mka qene Kashmiri Rames . Rama eshte peeper ta zhdukjen Berishen politician me non grata po e para ju kthy ne numbering , Rama me sigurimit ka kerku dhe BE ta shpallur no grata por aka arroyo Mongratat e Berishes Jane Kate korruptiv e Te Rames dhe aleatit Te tij per pazare Te felliqura Basha kompani

      1. S
        Shen Kozmai

        Pse per Ameriken dhe Britanine eshte ''non grada'' dhe per BE jo? Po kur te heqi Amerika ''non graden'', cfare do te thuhet?

        1. p
          poshte komunizmi

          o idioter te mesiperm, non-graden ja vuri america me trampin e pare dhe anglia, pasi ja kishte vene populli shqiptar qe ne nendor 1994

          Lini një Përgjigje