Analisti Fatos Lubonja i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me projektin në Zvërnec. Lubonja tha se vizioni që Rama ndjek sot është krejt i ndryshëm nga ai që ka mbështetur vite më parë.
Lubonja thekson se Rama në fjalimin e sotëm ku sulmoi analistin dhe këmbënguli në projektin e resortit në Zvërnec, u hoq si patriot për të krijuar mjegull lidhur me marrjen e një prone në zonë të diskutueshme.
Ai solli në vëmendje edhe raste të tjera, si projekti i stadiumit në Tiranë, për të argumentuar se vendimmarrja është përqendruar te një person i vetëm, pa transparencë dhe pa konsultim publik.
“Idetë që ka pasur janë të kundërta e këtyre projekteve. Kundër grataçelave. Vizioni që ke nuk është vizioni që ke pasur dhe e ke shndërruar. Kur u prish stadiumi e njëjta gjë me Zvërnecin. Bëri një projekt për stadiumin, ky merr një vendim dhe thotë këtë vendim do e bëj unë se unë e di. Eliminon të gjithë strukturat konsultimet me publikun.”-tha Lubonja ndër të tjera në News 24.
Lini një Përgjigje