TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Janar 2025, 17:31

Nis sesioni i ri parlamentar, Spiropali: Vota e Diasporës, një nga arritjet më të mëdha

Shkruar nga Pamfleti

Nis sesioni i ri parlamentar, Spiropali: Vota e Diasporës, një nga

Kuvendi ka hapur sot sesionin e ri parlamentar, pas pushimeve të dimrit. Në orën 17.00 ka nisur seanca plenare, teksa ishte kryetarja Elisa Spiropali ajo që mbajti fjalën e para. Ajo fillimisht njoftoi deputetët për një mesazh që dha Presidenti i Republikës, teksa më pas u ndal te zhvillimet në vend dhe vota e diasporës.

Fillojmë sot punimet e sesionit të tetë, njëkohësisht dhe sesioni i fundit i legjislaturës së Kuvendit të Shqipërisë. Nesër është 21 janar, dita e themelimit të paralamentizmit shqiptar. Nga Lushnja nisi konsolidimi i Shqipërisë së pavarur, parlamentare dhe republikane. Kongresi miratoi statutin e Lushnjës, një ligj kushtetues dhe disa ligje të tjera të ndryshme. Kongresi nisi ndërtimin e administratës shtetërore. Ju ftojmë të shprehim mirënjohjen për burrat shqiptarë.

Ndryshimi nga Kuvendit të Shqipërisë i legjislacionit zgjedhor dhe krijimi i mundësisë që shqiptarët e Diasporës të votojnë për Kuvendin nga vendet pritëse është një arritje për legjislaturën.

Falënderoj të katërt grupet parlamentare dhe të gjithë deputetët në këto ndryshime të legjislacionin zgjedhor. Me realizimin e tyre iu përgjigjëm një nevoje të natyrshme të konsolidimit të demokracisë.

Shqipëria, prej fillimit të viteve ’90, është një nga vendet me fluksin më të lartë emigrimi. Motrat dhe vëllezërit tanë emigrantë në vendet fqinje, Itali e Greqi, në vendet e Bashkimit Europian, në SHBA, Kanada e deri në Australinë e largët shquhen për punën e tyre të palodhur.

Janë qytetarë, mjaft prej tyre edhe shtetas të denjshëm”, tha ndër të tjera Spiropali.

 

Lini një Përgjigje