TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Janar 2025, 16:28

Lulzim Basha i përgjigjet Berishës: ‘Doktor pazari’, të përshëndes nga Uashingtoni

Shkruar nga Pamfleti
Lulzim Basha i përgjigjet Berishës: ‘Doktor pazari’,
Basha me me Scott Bessent, i përzgjedhuri i Presidentit Trump për postin e Sekretarit të Thesarit

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar pas sulmeve të Sali Berishës ditën e sotme.

Ky i fundit e quajti “dordolec të Ramës”, por Basha ka reaguar nga Uashingtoni, pasi ka shkuar të marrë pjesë në ceremoninë e Trump. Madje dhe në reagimin e tij ja ka përmendur këtë Berishës, duke e prekur te “pika e dobët”, pasi ai nuk e shkel dot tokën amerikane.

"Doktor Pazari, që amnistoi të korruptuarit e Ramës me amnistinë e turpit dhe mbylli listat për të ricikluar marrëveshjen e 2008-ës me ortakun e tij, vijon me strategjinë e lodhur: shpif, shpif se diçka do të mbetet. Më vjen keq që ka pranuar të përdoret si dordolec nga Edi Rama, për të trembur shqiptarët që duan ndryshim, duke zgjedhur vendin e gogolit për t’i dhënë Ramës pushtetin, ndërsa Berishës fallco-opozitën.

Por ky teatër i shëmtuar nuk kapërdihet më nga shqiptarët që duan ndryshim, ndërsa sulmet ndaj meje tregojnë se revolucioni 3 vjeçar është kundër meje dhe të gjithë atyre që besojnë se PD-ja nuk do të ketë fatin e klubit Partizani. Të përshëndes nga Washingtoni Doktor", shkruan Basha.

 

Lini një Përgjigje