
Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi ka dorëzuar ditën e sotme rekurs në Gjykatën e Lartë për masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, të caktuar nga GJKKO.
Kryemadhi kërkon shfuqizimin e vendimit të Apelit të Posaçëm të datës 19 nëntor 2024 për masën detytim paraqitje
Masa e sigurisë 'detyrim paraqitje', u caktua nga GJKKO ndaj Monika Kryemadhit ndërsa po hetohet nga SPAK për tre akuza pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish dhe lobimin e LSI-së në SHBA.
Ndërkohë që vlen të theksohet se për këtë dosje po hetohet dhe ish-bashkëshorti i saj, Ilir Meta, me të cilin është në proces divorci. Aktualisht Ilir Meta ndodhet në qeli, pasi ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”.
Lini një Përgjigje