
Kreu i SPAK, Altin Dumani ka folur lidhur me mbylljen e hetimeve për dosjen “Xibraka”. Në një takim me gazetarët, teksa ka folur për çështjet më të “nxehta” politike, Dumani tha se ndaj vëllait të kryeministrit Edi Rama, Olsit, nuk u gjet asnjë provë.
Ai ka rrëzuar opozitën dhe Gazment Bardhin për Olsi Ramën si i përfshirë në laboratorin e drogës në Xibrakë të gjetur në 2015, duke i quajtur si pretendime.
“Përgjigja është ajo që keni marrë. SPAK ka kryer hetimet dhe ka vendosur pezullim për mos zbulimin autorëve. U hetua edhe përfshirja e Ols Ramës, nuk u gjet provë. U pezulluan hetimet për shkak se nuk është regjistruar emri i tij si person në hetim. Në rast se do ishte në hetim, do kishte pushim të çështjes”, tha Altin Dumani.
Lini një Përgjigje