
Nesër shënohen 14 vite nga 21 Janari i vitit 2011, ku 4 protestues u vranë në bulevard para kryeministrisë ndërsa në qeveri ishte Sali Berisha.
Po a do i përgjigjet thirrjes në Prokurorinë e Posaçme në rast se do ta thërrasë si person i kallëzuar?
Berisha nuk iu përgjigj pyetjes së gazetarëve nëse do të paraqitet apo jo në SPAK por akuzoi Prokurorinë e Posaçme se është institucion politik. Ai akuzon Ramën se po pengon hetimet për 21 Janarin dhe e cilëson si organizator të ngjarjes së rëndë.
“SPAK është një institucion politik, i cili komandohet nga Edi Rama. Njeriu që ka penguar hetimet e 21 janarit është vetëm organizatori i asaj ngjarje dhe ai ka një emër, ai quhet Edi Rama me të gjithë dokumentet.
Dhe ka një deklaratë të asaj kohe të qeverisë amerikane, që kërkon të hetohet nga polici gjer tek organizatori”, u shpreh Berisha.
Lini një Përgjigje