TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Janar 2025, 11:46

Berisha në SPAK, Shehu: Teatër i turpshëm, drejtësia e kapur nga Rama

Shkruar nga Pamfleti

Berisha në SPAK, Shehu: Teatër i turpshëm, drejtësia e kapur

Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu ka folur pas paraqitjes në SPAK të liderit të opozitës.

Ai tha se është në mbështetje të kryetarit të PD-së Sali Berisha dhe kundër masës “detyrim paraqitje” të vendosur nga Apeli i GJKKO-së ndaj tij.

Lidhur me këtë vendim, Shehu u shpreh se po luhet një teatër i turpshëm. Sipas tij, protestat e thirrura nga Berisha para SPAK janë kundër drejtësisë së kapur nga Rama.

“Kjo është një protestë në mbështetje ndaj Sali Berishës, është një protestë ndaj kësaj drejtësie të kapur, ndaj këtij teatri të turpshëm duke vënë detyrimin e paraqitjes që është antiligjor. Njerëzit protestojnë ndaj këtij keqpërdorimi të drejtësisë për t’i bërë presion qytetarëve.

Kjo është një mbështetje të madhe ndaj Berishës”, tha deputeti për “A2 CNN”.

Lini një Përgjigje