Kryedemokrati Sali Berisha u paraqit paraditen e sotme në SPAK, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit që e la nën masën “detyrim paraqitje” për dosjen “Partizani”.
Ndryshe nga hera e parë që Berisha firmosi dhe la një shënim në fletën e detyrimit të paraqitjes në hollin e Prokurorisë, gjatë ditës së sotme Berisha është ngjitur lart në zyrat e agjentëve të BKH-së, ku ai do të firmosë në zbatim të masës së sigurimit.
Pasi doli nga ambientet e SPAK, ai nuk la pa sulmuar edhe kreun e Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumanin.
'Altin Lala që është i birësuar nga Ymer Lala, i kishte dhënë urdhër OPGj-së që në procesverbal të mos shënohet asnjë lloj vërejtje. Firmosa dy procesverbale, u thashë pa firmosur vërejtje pa ia paraqitur qytetarëve nuk mund të dal nga SPAK. E kanë rrethuar me policë, çfarë frikacakësh, Çfarë po bëni ju, asgjë s’po bëni.
Kartolinën e mëngjesit që u dërgova SPAK:
Ju lutem organizata kriminale e SPAK e kryesuar nga Altin Lala do të ketë atë fund që kanë pasur të gjitha veglat e diktuarës, do të përfundojë në koshin e plehrave të historisë.', tha Berisha.
Lini një Përgjigje