TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Janar 2025, 12:55

"Shkelje e Kodit Zgjedhor", Tabaku denoncon ministren: Mirela Kumbaro me shokë po merr kartat e identitetit për të plotësuar portalet

Shkruar nga Pamfleti

"Shkelje e Kodit Zgjedhor", Tabaku denoncon ministren: Mirela Kumbaro

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka folur pas Konferencës së Kryetarëve në Kuvend. Ajo tha se dy partië politike PD dhe PS nuk arritën të gjenin gjuhën e përbashkët për miratimin e kalendarit të punimeve parlamentare deri më 7 shkurt.

Tabaku u shpreh se Partia Socialiste futi ligjin për faljen e taksave në prag të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit duke shkelur kështu Kodin Zgjedhor. Ajo shtoi se Mirela Kumbaro dhe ministrat marrin kartat e identitetit, duke plotësuar portalet për votimin e diasporës.

"Është një rekord botëror që për 12 vite asnjë produkt nuk ka sjellë parlamenti dhe mazhoranca për të akomoduar rekomandimet e OSBE, vjedhja e votës, ndikimi kriminal dhe kur flasim për integrimin këtë duhet të kemi parasysh që parlamenti po mbyll sesionin pa bërë ndryshimin në kod për gjithë rekomandimet. Grupi i PD ka insistuar që javët e fundit iniciativat të jenë në fokus të qytetarëve. Kalendari u miratua pa dakordësi, PS futi ligjin për faljen e taksave për 10 viteve.

Jemi mësuar me shkelje edhe të procedurës parlamentare. Kjo ka qenë normë dhe kjo është shkelje flagrante e kodit. Grupi i PD do çojë rekomandim në KQZ. Kumbaro dhe ministrat marrin kartat  e identitetit, duke plotësuar në portalet për votimin e diasporës. Nis parlamenti me shkeljen e kodit me dy këmbë. Kjo ka qenë filozofia në 12 vite. Edhe duke ikur mendojnë për pakicën dhe oligarkët. Nuk duhej të vinte në fillim të janarit kjo iniciativë”, tha Tabaku.

Lini një Përgjigje