
Përfaqësuesi Ligjor i Partisë Demokratike, Rezart Kthupi ka komentuar protestën e militantëve të Berishës para SPAK, ndërsa ish-kryeministri u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme.
Ai u shpreh se vendimet e gjykatës duhet vetëm të zbatohen, ndërsa shtoi se “lufta” e Berishës është totalisht boshe.
“Vendimet e gjykatave nuk ka nevojë që të kundërshtohen, pra kjo tregon që edhe mund të zbatohen. Në fund të ditës, rezulton që ky vendim mund të ishte zbatuar që në atë kohë. Bënë një vit e gjysmë luftë bosh për të arritur atje ku ishin në fillim. Pra vendimi i gjykatës është vendim gjykatës dhe duhet të zbatohen”, tha ai për “Abc News”.
Kthupi tha gjithashtu se sjellja e ish-kryeministrit Berisha ndaj SPAK nuk i shton aspak vota. Sipas tij, protesta para SPAK është thjesht një përdorim politik dhe nuk ka asnjë lloj vlerë.
“Berisha ka zgjedhur këtë kursin e përplasjes. Por SPAK mbetet organ i vlerësuar ku kërkohet informacion, pra kemi një dualitet për SPAK. Protesta para SPAK është thjesht një përdorim politik dhe nuk ka asnjë lloj vlerë. Sot që flasim SPAK është organi më i besuar. Pra mendoj që është veprimtare joproduktive. Kjo nuk shton vota për Partinë Demokratike, aq më pak për zotin Berisha. Sjellja e tij ndaj SPAK nuk i shton vota. Çështja e hetimit është e shtrirë në planin politik dhe Berisha duhet të kishte bërë me kohë një zgjedhje për të hapur rrugën, sa i përket pjesë juridike, mendoj që ka prova të tilla për ta çuar çështjen në gjykim. Mendoj që ka prova të mjaftueshme për t’ju nënshtruar gjykimit…”, u shpreh Kthupi.
Lini një Përgjigje