
Na ndajnë më pak se 2 orë nga inaugurimi i Donald Trump si presidenti i 47 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gjithë bota i ka sytë aty dhe nuk kishte si tu shpëtonte politikanëve shqiptarë një eveniment i tillë. Emra si Lulzim Basha, Fatmir Mediu apo Belind Këlliçi kanë lëvizur të gjithë gurët për të siguruar një ftesë aty.
Lulzim Basha duket se ka depërtuar në ambiente brenda ceremonisë, pasi ka zhvilluar disa takime. Sigurisht duke kapur korridoreve sa për foto ndonjë personalitet, si për shembull Richard Grenell.
“Kënaqësi të bisedoja me Dërguarin e Posaçëm Presidencial për Misione të Veçanta, Richard Grenell, gjatë ceremonisë së veçantë të organizuar në prag të inaugurimit të Presidentit Trump. Për shqiptarët, SHBA-të mbeten aleati dhe partneri ynë strategjik. Forcimi i bashkëpunimit dhe bashkërendimit me to është një prioritet madhor. Vëmendja amerikane ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor është shumë e rëndësishme, veçanërisht për shkak të tendencave të vazhdueshme destabilizuese nga Rusia, e cila përdor aleatët e saj në Serbi dhe Republika Srpska, por edhe aktorë të caktuar politikë në Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi. Jam i bindur se Presidenti Trump dhe ekipi i tij do të mbështesin vendosmërisht prioritetet tona kombëtare, duke përfshirë përmbylljen e dialogut Kosovë-Serbi dhe përshpejtimin e integrimeve në institucionet euro-atlantike”, shkruan Basha.
Basha po ashtu ka takuar Scott Bessent, i përzgjedhuri i Presidentit Trump për postin e Sekretarit të Thesarit.
Në rrjetet sociale ka ndarë foto dhe Mediu: “Washington DC: Inaguurimi i President Trump. Takimet në kongres u mbyllën me “Black Tie and Boots” Teksas Ball një nga organizimet më të bukura gjatë përgatitjeve për Inagurimin e Presidentit të Amerikës Donald TRUMP. Kënaqësi të takohesha me Drejtorin e CIA me të cilin njifemi prej shumë vite John Ratcliffe, së bashku me milun tim Ismet Ismajlin, Pejanin nga Dallas, mik familjar i John. Po ashtu ishim së bashku në këtë mbrëmje me Kongresmenin Pete Sessions dhe bashkëshorten e tij Karen me të cilët jemi miq familjar prej vitesh”.
Lini një Përgjigje