TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Tetor 2023, 10:27

Nis Kuvendi, Nikolla 'fut në sherr' Bashën me Bardhin dhe Berishën për kreun e grupit të PD

Shkruar nga Pamfleti
Nis Kuvendi, Nikolla 'fut në sherr'  Bashën me Bardhin dhe
Basha, Berisha dhe Bardhi në Kuvend

Drejtimi i grupit parlamentar i Partisë Demokratike ka shkaktuar debate të forta në Kuvend në fillimin e seancës plenare.

Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi janë përplasur në Parlament në nisje të seancës plenare duke bërë akuza në adresë të njëri-tjetrit, teksa Berisha buzëqeshte në fund të sallës.

Basha sulmoi kryeparlamentaren Lindita Nikolla për njoftimin që asaj i ka ardhur para një muaji në lidhje me kryetarin e grupit parlamentar të PD-së.

Gjatë fjalës së tij në foltore, Basha, i tha kryeparlamenatres se ajo (PS) do një “opozitë pa grup të formalizuar”.

Më tej Basha ka kërkuar me tona të ashpra në Kuvend që të zbatohet vendimi i PD për kreun e grupi parlamentar, që sipas tij Gazment Bardhi është i shkarkuar.

Ai kërkoi Bardhit para kuvendit që nëse është bërë pjesë e aleancave të kullave të dalë dhe ta thotë publikisht.

"Më 4 tetor ju keni bërë një njoftim, u bë një muaj, që ky njoftim. Do bënit publik vendimin tuaj, fakti është që s’keni bërë asnjë vendim, merrni zvarrë përfaqësimin e PD, duke vendosur sipas qejfit dhe dëshirës dhe jo sipas kushtetutës dhe ligjit për partitë. Fshiheni pas një akti siç është rregullorja  e kuvendit, e cila nuk ju jep asnjë të drejtë të vononi me një muaj vendimmarrjen për ti dhënë POD përfaqësimin që ka në kuvend. Sot flisni për vendime të grupit të PD, nuk ka, janë interpretimet tuaja të njëanshme. Dihet mirë pse i bëni, se kështu e doni opozitën pa grup të formalizuar. E doni siç e kishit në Kukës doni ta bëni gjithë Shqipërinë Kukës, por kjo nuk është në dorën tuaj. Jepni fund kësaj maskaradë është detyra juaj të shpreheni pro kushtetutës, pro ligjit për partitë politike, pro kodit zgjedhor siç e keni për detyrë. Nëse e keni vendosur në kulisat tuaja, aleancat me kullat e  errëta ki guxim e thuaji shqiptarë që je pjesë e asaj aleance.", tha Basha.

Pas fjalës së Bardhit, i menjëhershëm ka qenë kryetari i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi iu përgjigj Lulzim Bashës.

“Parafolësi ka marrë dy kate në një kullë në një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës, dhe kur vjen këtu për të akuzuar kolegët për aleanca kullash, numëro njëherë katet në kullën më të shtrenjtë të Tiranës.

Ti je i vetmi njeri që je vetëshpallur kryetar partie. Nuk je as opozitë, as përfaqësues i PD, as përfaqësues i grupit parlamentar.Je thjesht një i rikthyer për të bërë gjoja opozitë ndaj opozitës, se me ata mbrapa nuk ta mban.” tha Bardhi.

Më pas fjalën e mori Berisha i cili injoroi revoltën e Bashës dhe kërkoi llogari për deklaratën e Ramës për Kosovën.

 

kuvend basha bardhi

Lini një Përgjigje