TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Tetor 2023, 10:12

Deputeti i PD shkon me bukë në Parlament: Kryetarja e Kushtetueses 8 mln lekë rrogë, pensionistët vetëm 500 lekë

Shkruar nga Pamfleti
Deputeti i PD shkon me bukë në Parlament: Kryetarja e Kushtetueses 8
Dashnor Sula 

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula  ditën e sotme ka shkuar sot në parlament me bukë me vete.

Një bukë masive në sqetull, deputeti ka folur për mediat para seancës për rritjen e pensioneve.

Ai tha se me rritjen prej 50 lekësh të reja në ditë nuk blihet as një gjysmë buke.

“Sot një bukë masive kushton 1200 lekë të vjetra. Rritja është as sa një gjysmë buke. Bukë për 30 ditë i thonë 36 mijë lekë, kur pensioni është rritur 15 mijë lekë.
Luks i shfrenuar për Gjykatën Kushtetuese, e cila thuajse është totalisht në uzurpimin e qeverisë.

Kryetarja do marrë 8 mln, pensionistëve iu shtohet 500 lekë në ditë.

Do doja të protestoja për gjendjen në të cilën ndodhen prindërit dhe gjyshërit tuaj. Polarizimi i shoqërisë i tejskajshëm.

Është e turpshme, duke nisur nga unë, deputet i këtij parlamenti që kam atë rrogë. Fshatarët, punëtorët nuk mbushin barkun me bukë. Sot në parlament do t’i ngremë këto shqetësime.”, tha Sula.

dashnor sula  pensionet

Lini një Përgjigje