TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Tetor 2023, 09:56

Zyrtari i SHBA takim me drejtuesit e Komisionit të Sigurisë, ambasada jep detajet çfarë diskutuan

Shkruar nga Pamfleti
Zyrtari i SHBA takim me drejtuesit e Komisionit të Sigurisë, ambasada
David Wisner në takim me drejtuesit e Komisionit Parlamentar për Sigurinë Kombëtare Nasip Naço dhe zv.kryetarin Ferdinand Xhaferaj

Ambasada e SHBA ka njoftuar ditën e sotme se i Ngarkuari me Punë, David Wisner u takua me Kryetarin e Komisionit Parlamentar për Sigurinë Kombëtare Nasip Naço dhe Zëvendëskryetarin Ferdinand Xhaferaj këtë javë për të diskutuar bashkëpunimin SHBA-Shqipëri.

Sipas ambasadës, Wisner ka diskutuar me Naçon dhe Ferdinand Xhaferajn për çështje kyçe të sigurisë kombëtare si prioritetet e mbrojtjes së NATO-s, siguria kibernetike dhe reforma në drejtësi.

“I Ngarkuari me Punë David Wisner u takua me Kryetarin e Komisionit Parlamentar për Sigurinë Kombëtare Nasip Naço dhe Zëvendëskryetarin Ferdinand Xhaferaj këtë javë për të diskutuar bashkëpunimin SHBA-Shqipëri për çështje kyçe të sigurisë kombëtare si prioritetet e mbrojtjes së NATO-s, siguria kibernetike, reforma në drejtësi dhe siguria dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.”, njofton ambasada e SHBA.

shba shqipëri

Lini një Përgjigje