Kryetari i Grupi Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i ka kërkuar Kuvendit që të fusë në rendin e ditës projekt vendimin për rishikimin e përbërjes së Komisioni të Reformës Zgjedhore.
Në shkresë, Bardhi argumenton faktin se në seancën e datës 21 shtator, është vendosur që ky projektvendim të futet në seancën e radhës gjë që nuk është reflektuar nga kryetarja e Kuvendit.
Gazment Bardhi thotë se rishikimi i përbërjes së Komisionit të Reformës është domosdoshmëri, pasi për më shumë se 1 vit nuk është bërë asnjë punë dhe disa anëtarë sot nuk janë më deputetë, për shkak të heqjes dorë nga mandate.

Lini një Përgjigje