
Aktivistja politike Evi Kokalari kas sulmuar fort ish-kryeministrin Sali Berisha dhe aleatin e tij Ilir Meta.
Kokalari e cila po formon Lëvizjen Konservatore, e ka quajtur një domosdoshmëri që lëvizja të kthehet në parti konservatore, pasi kanë filluar të dalin elementë që përfitojnë nga situata politike në vend, që sipas saj do dëmtojnë ndryshimet reale që i duhen vendit.
Kokalari e pyetur në studio nëse mund të ketë një koalicion me Bashën nuk e mohoi, por shtoi se për këtë gjë Basha duhet të jetë shumë larg Edi Ramës, pasi qëllimi i saj i vetëm është rrëzimi i tij në 2025-n.
“Politikisht kam besimin dhe idenë se lëvizja do kthehet në parti. Sepse është krejtësisht e neveojshme, sepse është krijuar një boshllëk që njerëzit mendonin se do e mbushja unë dhe tani kanë filluar të dalin elementë që do e dëmtojnë ndryshimet reale që ne duam në Shqipëri dhe po marrin avantazh dhe nga situata në PD, e çdo gjë tjetër. E shoh të domosdoshme të kthehem dhe ta kthej në parti konservatore. Është hera e parë që po e them.
Jam takuar me Bashën. E pyeta çfarë do bëjë, më ka folur hapur për idetë e veta. Mund ta takoj edhe njëherë përpara se të iki. E kam parasysh tani se çfarë po bën PD-ja zyrtare, në çfarë rruge është. Unë koalicionin me Lulzim Bashën e bëj, nëse ai është shumë larg Edi Ramës, sepse qëllimi im i vetëm është heqja e Edi Ramës në 2025 dhe jo vetëm.
Ideja ime është një shkatërrim total i sistemit, këtu po fus edhe mediat. Pushteti i ka detyruar bizneset dhe mediat të shkojnë në njëfarë rruge. Unë kam idenë që ne duke qënë të kujdesshëm, shkatërrojmë sistemin, tërheqim median nga rruga që ka qenë deri tani, ta çojmë në një rrugë më të drejtë, sepse media ka shumë rëndësi në jetën demokratike të një vendi”, shprehet Kokalari.
Më tej e pyetur për ish-kryeministrin Berisha, aktivistja Evi Kokalari u shpreh se ai i ka bërë një dëm të madh Foltores kur bëri koalicion me Metën, teksa shprehu se ajo ishte kundër për këtë gjë që në fillim. Kokalari haptazi i bën thirrje Berishës të shkojë në shtëpi dhe t’ja lerë të tjerëve ta zgjidhin këtë situatë të rënduar politike.
“Doktor Berisha të shkojë në shtëpi, nuk do bënte keq në këtë moment. Ka bërë një dëm shumë të madh me koalicionin me Ilir Metën. Ja kam thënë që në 2021 që nuk më duket gjë me mënd të bëjmë një koalicion me Metën. Por nuk dija shumë gjëra që i mësova rrugës. Kur këta i zgjeruan dhe thelluan marrëdhëniet, kur Foltorja po i afrohej Metës, kuptohet që humba çdo durim. Gjëja e parë që Berisha duhet të bëjë është të largojë Foltoren nga Ilir Meta dhe të shkojë në shtëpi, e të na i lerë neve ta zgjidhim, sepse as Berisha s’ka për ta zgjidhur, Meta jo e jo. Ilir Meta s’duhet të jetë më në politikë. I ka kryer të gjitha funksionet”, u shpreh Kokalari.
Lini një Përgjigje