TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Tetor 2023, 21:09

Meta sulmon Ramën: Qëndrimet e tij për Kosovën, skandaloze

Shkruar nga Pamfleti

Meta sulmon Ramën: Qëndrimet e tij për Kosovën, skandaloze

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ishte i ftuar në emisonin "Ora e Betit" në Ora News ku foli për aktualitetin politik në vend si dhe për ngjarjet në Kosovë. Meta tha se qëndrimet e Ramës për ngjarjet në Kosovë janë skandaloze të cilat bëjnë avokatinë e ultranacionalistëve serbë.

"Rama është shquar për qëndrime skandaloze që nuk refelektojnë qëndrimet që duhet të ketë Shqipëria. Bëjnë avokatinë e ultrancaionalistëve serb. Në pak ditë që kur ndodhi sulmi në Kosovë, kemi tre qëndrime. Qëndrimi i parë kur konflikti vazhdonte, kemi një reagim të Ramës kur bënte thirrje për konferencë paqeje.

Së dyti, kemi qëndrimin tjetër që KFORI të marrë kontrollin e veriut të Kosovës, kur Kosova e ka ekskluzivitet sigurinë në Kosovë. Qeveria Shqiptare shumë rrallë ose asnjëherë nuk e ka përmendur gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë. Dhe qëndrimi i tretë që Kosova është tokë e askujt", tha Meta.

 

Lini një Përgjigje