TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Tetor 2023, 20:32

Debati për Kosovën, Çollaku: ‘Rithemelimi’ dhe PS, marrëveshje për të rrëzuar kërkesën tonë për interpelancë me Ramën

Shkruar nga Pamfleti

Debati për Kosovën, Çollaku: ‘Rithemelimi’ dhe PS,

Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë më 12 tetor një seancë të posaçme për Kosovën, ku do të miratohet një rezolutë për ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në veri të vendit. Palët janë bashkë kundër Serbisë, por ndahen kur fajësojnë Edi Ramën se gaboi kur kërkoi që KFOR të marrë nën kontroll veriun e Kosovës.

Nënkryetari i PD-së, Kreshnik Collaku, i ftuar në emisionin Real Story, ke gazetarin Sokol Balla theksoi se ka një marrëveshje mes ‘Rithemelimit’ dhe PS për të rrëzuar kërkesën tonë për interpelancë.

Ka një marrëveshje, bashkërakordim dhe i vetmi është për të rrëzuar kërkesën për interpelancë të bërë nga unë në cilësin1237 e anëtarit të komisionit të jashtëm të PD, ku i kërkoj Ramës të më sqarojë një çështje që hnuk e ndaj si ai apo kam paqartësi se si e ka thënë. Në datën 24, ditën kur Rama, ka dalë dhe refuzuar projektin dhe deklaratën e Borrell kur kishte rezerva për çështjen e Kosovës e kam mbështetur. Nuk kam problem nëse e thotë apo jo Rama, e kam problem kur e thotë Rama gabim.

Në rastin e Kosovës, është e vërtetë që ka një konfliktualitet në raport me sjelljen. Ka ndodhur ky konfliktualitet në politikën e jashtme mbi Kosovën që nga 2013. Konfliktualiteti ka filluar me ardhjen e Ramës kryeministër sepse ka refuzuar të ndajë vijat e politikës së jashtme edhe me pjesë të tjera të qeverisë së tij, debati i Open Ballkan, ku përfundoi që doli dhe tha një ditë ‘vdiq’. Hajde se mos gjejmë një kornizë të përbashkët se si reagojmë për Serbinë. Problematika nuk është pse prodhojmë. Kam qenë në parlament, ka ardhur Konjucka, ka kërkuar një kornizë të përbashkët në raport me Serbinë. Ia kam kërkuar unë, mund të mos biem dakord në 100 pika, po në një pikë a mund të biem dakord. Kurrë nuk është ofruar as dialog me qeverinë dhe opozitën. kemi dy vjet që kërkojmë dy vjet si anëtarë që të vijë ministrja e jashtme, për të rakodruar cështjet për Kosovën”, tha ai.

Çollaku kosova

Lini një Përgjigje