
Kryeministri Rama ka detyruar gazetarin e “Financial Times” të ndryshojë artikullin e një dite më parë. Kryeministri shqiptar foli për median prestigjioze dhe skandali ishte se shprehej që “Kosova është një pikë e nxehtë dhe me kalimin e viteve është bërë një tokë e askujt ku kombinohen të gjitha llojet e krimeve”.
Kjo pjesë solli shumë reagime në Tiranë, pasi deklarata është tërësisht skandaloze. Por gazetari që e mori në intervistë shkruan se e ka ndryshuar atikullin. Ai shprehet se ka qenë lapsus pasi kryeministri i referohet veriut dhe jo krejt Kosovës.
“E kemi ndryshuar këtë artikull për të sqaruar se kryeministri shqiptar po diskutonte problemet në veri të Kosovës, jo në të gjithë vendin”, shkruan gazetari i FT, Marton Dunai në rrjetin social X.
Lini një Përgjigje