TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Tetor 2023, 14:43

Zgjedhja e Avokatit të Popullit, Çuçi: Nuk është domain i Bashës apo i Bardhit, propozimi i takon opozitës në tërësi

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhja e Avokatit të Popullit, Çuçi: Nuk është

Zgjedhja e Avokati të Popullit vijon të ndajë palët politike.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi, pas përfundimit të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve u pyet mbi propozimin që ka bërë Gazment Bardhi dhe debati se kë opozitë njeh mazhoranca. Çuçi tha se avokati i ri nuk është i emrave të përveçëm, por opozita duhet të dalë me një propozim.

Avokati i Popullit është një çështje që e kemi bërë të qartë qëndrimin që duhet zgjedhur nga propozimet që duhet të vinë nga opozita. Nuk është as domain i Bashës dhe as i Bardhit propozimin për Avokatin e Popullit. Ky propozim i takon opozitës në tërësi”, shtoi ai.

Lini një Përgjigje