TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Tetor 2023, 12:46

Mblidhet Konferenca e kryetarëve, Bardhi kërkon seancë urgjente për Kosovën

Shkruar nga Pamfleti
Mblidhet Konferenca e kryetarëve, Bardhi kërkon seancë urgjente
Gazment Bardhi

Deputeti Gazment Bardhi në Konferencën e Kryetarëve ka kërkuar mbajtjen e një seance urgjente në Kuvend për mocion me debat dhe miratimin e rezolutës për situatën në Kosovë.

"Është urgjente që të zhvillojmë mocionin me debat. Nuk mundet ne të jemi të fundit. PE e ka zhvilluar."- tha Bardhi.

Por PS ka propozuar që rezoluta dhe mocioni me debat të mos jenë urgjente.

Debati në Konferencën e Kryetarëve: 

Nikolla: Propozoj që debati bashkë me rezolutën të bëhen më 19 Tetor

Çuçi: Nuk mund të nxitojmë. Çdo rezolutë duhet të mbajë ndër mend pozicionin e Shqipërisë që ka në NATO dhe në çdo organizëm. Data mund të rishikohet që të jetë më shpejt, ndoshta të enjten e seancës. Por të hënën nuk mund ta bëjmë dot.

Tabaku: Shembullin për rezolutë të përbashkët na e dha Kosova. Nuk e kemi kompleks. Rëndësi ka vullneti, mund ta arrimë edhe të hënën"

 

gazment bardhi seancë urgjente për kosovën

Lini një Përgjigje