
KQZ i ka dhënë mandatin e kryebashkiakut të Kukësit, Albert Halilaj. Kandidatit i Partisë Socialiste fitoi zgjedhjet me mbi 5500 vota më shumë se rivali i “Bashkë Fitojmë”, Emri Vata.
“Vendosim dhënien e mandatit të kryetarit të bashkisë Kukës Albert Halilaj të propozuar nga Partia Socialiste, ky vendim hyn në fuqi menjëherë. Mund të bëhet ankimin brenda 3 ditëve”, tha kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi.
Në zgjedhjet e 24 shtatorit, Albert Halilaj i Partisë Socialiste grumbulloi 13025 vota. Ndërsa Emri Vata, kandidati opozitar i koalicionit “Bashkë Fitojmë” mori 7431 vota.
Zgjedhjet e pjesshme u mbajtën pasi Gjici, si i mandatuar për herë të dytë, u përfshi në një videoskandal seksual, duke çuar më tej shkarkimin e tij nga detyra dhe u arrestua për shpërdorim detyre dhe përfshirje në korrupsion.
Lini një Përgjigje