
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, tha se lufta kundër drogës duhet të jetë një betejë ku duhet të përfshihen të gjithë. Gjatë fjalës së tij në Komisionin për Çështjet Europiane, Balla u shpreh se lufta kundër drogës është prioritet i qeverisë.
“Lufta kundër drogës duhet të jetë një betejë ku duhet të përfshihemi të gjithë. Prioritet kryesor, lufta kundër lëndëve narkotike. Opozitës t’i bëj thirrje që të bëhemi pjesë të ndërtojmë një koalicion kombëtar, çdokush që mund të kontribuojë në apelin që “droga vret shoqërinë”, u shpreh Balla.
Ministria Balla vijoi duke thënë se Policia e Shtetit po godet një sërë grupesh kriminale të cila veprojnë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet e tjera.
“Përsa i përket indeksit të kriminalitetit për krimin e organizuar, Shqipëria ka përmirësim. Policia e Shtetit ka goditur dhe po godet një sërë grupesh kriminale, të cilat veprojnë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet e tjera. Për herë të parë, ne po e shtrijmë komunikimin tonë për të goditur grupe kriminale ku janë të përfshirë shqiptarë dhe në vendet e Amerikës Latine dhe Jugore. Të godasim sa më shumë grupe kriminale”, tha ministri i Brendshëm.
Lini një Përgjigje