
Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas lajmit se gazetari Gjergj Zefi është dhunuar pasditen e sotme me sende të forta nga disa persona.
Me anë të një postimi në rrjete sociale, Berisha në emër të PD-së dënon me ashpërsinë më të madhe këtë akt kriminal mafioz ndaj gazetarit Zefi, duke e cilësuar si një atentat të rëndë ndaj fjalës së lirë dhe i uron gazetarit shërim të shpejtë.
"Dhunohet, goditet me sende te forta gazetari Gjergj Zefi. Sot pasdite persona të panjohur i kanë zënë rrugën dhe kanë sulmuar me objekte të forta gazetarin Gjergj Zefi duke i shkaktuar atij lëndime serioze.
Partia Demokratike dënon me ashpërsinë më të madhe këtë akt kriminal mafjoz ndaj gazetarit Zefi si një atentat të rëndë ndaj fjalës së lirë dhe i uron atij shërim të shpejtë.
Partia Demokratike kërkon marrjen e çdo mase për gjetjen dhe vendosjen para ligjit të porositësve dhe autorëve të këtij akti primitiv.", shkruan Berisha.
Lini një Përgjigje