Gazetari Nikollë Lesi ka dënuar sulmin ndaj editorit të ‘Pamfletit’ Gjergj Zefi, i cili u godit me sende të forta nga disa persona.
Në një artikull në gazetën e tij, Lesi shkruan se ky është një akt burracak dhe i dënueshëm nga komuniteti i gazetarëve pasi media nuk mund të pengohet në lirinë e saj për të informuar, investiguar apo kritikuar kur bazohet në fakte dhe të verteta, të cilat nuk iu pëlqejnë pushtetit, opozitës apo kujtdo qoftë.
“Mësohet se sonte është goditur nga persona akoma të paidentifikuar nga policia gazetari i njohur Gjergj Zefi. Ky është një akt burracak i atyre që e kanë kryer por edhe i dënueshëm nga komuniteti i gazetarëve, pasi media nuk mund të pengohet në lirinë e saj për të informuar, investiguar apo kritikuar kur bazohet në fakte dhe të verteta, të cilat nuk iu pëlqejnë pushtetit, opozitës apo kujtdo qoftë.
Gjergj Zefi është drejtues i “Pamfletit”, portal shumë i njohur.
Policia e Shtetit duhet të ndalojë personat që kanë kryer këtë akt ndaj gazetarit Gjergj Zefi, i cili është dhunuar edhe në kohën e pushtetit të Sali Berishës ndër vitet 1992-1997.”, thuhet në artikullin e publikuar nga Koha Jonë.
Lini një Përgjigje