TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Tetor 2023, 08:55

Aksidenti tragjik me 21 viktima në Venecia, reagon Ministria e Jashtme shqiptare

Shkruar nga Pamfleti
Aksidenti tragjik me 21 viktima në Venecia, reagon Ministria e Jashtme
Ministria e Jashtme

Ministria e Jashtme shqiptare ka reaguar për aksidentin tragjik në Itali, ku humbën jetën 21 persona dhe 15 mbetën të plagosur. Ministria shkruan se Shqipëria shpreh ngushëllimet për familjet që humbën të dashurit e tyre, si dhe u uron shërim të shpejtë të lënduarve nga aksidenti tragjik.

“Thellësisht të pikëlluar nga lajmi i aksidentit tragjik në Mestre. Shqipëria shpreh ngushëllimet e saj më të sinqerta për familjet që humbën të dashurit e tyre. Mendimet dhe lutjet tona janë me ta. I urojmë shërim të shpejtë të lënduarve të këtij aksidenti tragjik”, shkruhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme shqiptare.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Italinë fqinje ku një autobus me turistë ra nga një mbikalim në Mestre të Venezia-s, duke përfunduar në shinat e trenit e më pas shpërtheu në flakë.

Sipas asaj që shkruan La Repubblica zyrtarisht raportohet për të paktën 21 të vdekur, mes të cilëve 2 fëmijë dhe një adoleshent. Të plagosurit deri më tani janë 18.

Bëhet fjalë për një autobus që transportonte turistë për kampingun Jolly di Marghera, i cili ra nga rreth 10 metra lartësi. Ngjarja rëndë ndodhi rreth orës 19:30 minuta.

Në rrethana ende të paqarta, mjeti u përplas me barrierat mbrojtëse të mbikalimit dhe përfundoi poshtë mes një magazine dhe shinave të trenit duke shpërthyer në flakë. Disa prej viktimave raportohet se vdiqën të karbonizuar.

Ndërkohë presidenti Sergio Mattarella raportohet se telefonoi menjëherë krybashkiakun e Venezia, për t’i shprehur atij ngushëllimet për aksidentin tragjik.

Kryeministrja Giorgia Meloni në një reagim shprehu ngushëllimet e saj më të thella dhe tha se po i ndiqte nga afër të gjitha zhvillimet.

“Shpreh ngushëllimet e mia më të thella, personale dhe të gjithë qeverisë, për aksidentin e rëndë të ndodhur në Mestre. Mendimet shkojnë tek viktimat dhe familjarët e miqtë e tyre. Jam në kontakt të afërt me kryebashkiakun Luigi Brugnaro dhe ministrin Matteo Piantedosi për të ndjekur zhvillimet mbi këtë tragjedi”., tha ajo.

ministria e jashtme aksidenti tragjik me 21 viktima në venecia

Lini një Përgjigje